top of page
123.jpg

Pas lëndimit vjen lajmi për Cristiano Ronaldon në finalen e Champions League

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 7, 2018
  • 1 min read

Edu Aguirre, gazetar dhe shok i Cristiano Ronaldos, në “El Chiringuito de Jugones” ka deklaruar mbrëmë pas ndeshjes në “Camp Nou” se Cristiano Ronaldo nuk është i brengosur për lëndimin dhe se do të luajë 100% në finale të Champions League.

Ai ka bërë të ditur se Ronaldo do të jetë gati për finale e Ligës së Kampionëve, i cili u dëmtua në “Camp Nou” në barazimin 2-2 me Barcelonën.

“Cristiano ka ndrydhur kyçin e këmbës së djathtë. Ai është zero i preokupuar. Nuk brengoset, është i qetë”, tha ai.

“Është e vërtetë se nuk e ka këmbën mirë, por brenda 10 ditëve ai do të jetë 100 %”.

“Nuk do të luajë as kundër Sevillas e as në fundjavën e ardhshme, por Ronaldo do të luajë në finale të Champions League 100 %”, theksoi mes tjerash Aguirre.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page