top of page
123.jpg

Presidenti Trump dekoron Nexhmije Pagarushën

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 7, 2018
  • 1 min read

Donald Trump ka dekoruar këngëtaren e njohur shqiptare, Nexhmije Pagarusha, e cila jeton në Prishtinë.

Ceremonia e dorëzimit të medaljes së Presidentit amerikan bëhet sot në Tiranë nga një aktivitet ku përveç Pagarushës, merr pjesë edhe Presidenti Ilir Meta dhe diplomatë të ambasadës së SHBA-së.

E ngulitur në mendjen e spektatorëve për këngën e famshme “Zambaku i Prizrenit”, Nexhmije Pagarusha mbledh sot në Tiranë në ditën e 85-vjetorit të saj, figura të rëndësishme dhe intelektualë.

Sot pasdite, Unioni i Gazetarëve Shqiptare dhe shoqata e njohur nga Elbasani RessEgnatia zhvillojnë një takim ku merr pjesë edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta, shkruan Te Sheshi.

Natyrisht e pranishme në aktivitet do të jetë edhe diva Nexhmije Pagarusha , së cilës do t’i dorëzohet medalja nga autoritete të ambasadës amerikane në Tiranë.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page