top of page
123.jpg

Studimi më i ri tregon se sa më shumë para të keni aq më i lumtur jeni

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 8, 2018
  • 1 min read

Shumë njerëz thonë se paraja nuk mund të blejë lumturinë. Megjithatë, sipas të gjitha gjasave një gjë e tillë del të mos jetë plotësisht e vërtetë.

Një studim i kohëve të fundit pretendon se fitimi i një sasie të caktuar parash mund të jetë çelësi i përmbushjes dhe kënaqësisë më të madhe në jetë, transmeton Indeksonline.

Një ekip nga Universiteti Purdue në Indiana kreu hulumtime duke përdorur një mostër përfaqësimi që mbledh të dhëna nga më shumë se 1.7 milion njerëz nga 164 vende të botës.

Hulumtuesit vunë në dukje mirëqenien emocionale dhe vlerësimin e jetës (kënaqësinë e jetës) të pjesëmarrësve duke analizuar fuqinë blerëse të tyre dhe përgjigjet që u kishin dhënë pyetjeve në lidhje me kënaqësinë e tyre të jetës dhe mirëqenien.

Këto gjetje u krahasuan më pas nga të ardhurat vjetore të individëve për të vlerësuar lumturinë e tyre të përgjithshme.

Siç mund të pritet, njerëzit arritën ‘ngopje të të ardhurave’ në një varg faza të ndryshme, varësisht se prej nga janë.

Në përgjithësi, individët nga vendet më të pasura ndjehen më të kënaqur me jetën e tyre kur fitojnë paga më të lartë.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page