Zidane: E jep lajmin e madh për Ronaldon
- rilindjashqiptare
- May 8, 2018
- 1 min read

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se Cristiano Ronaldo do të jetë 150% gati për finalen e Ligës së Kampionëve.
Topi i Artë ishte lënduar në pjesën e parë në El Classico këtë të dielë, me ç’rast ishte zëvendësuar nga francezi në pushim.
“Të gjithë janë në rregull për finale – Cristiano, Isco dhe Carvajal”, tha francezi në një konferencë për shtyp të martën.
“Cristiano do të mbetet jashtë më së së gjati, ashtu si ndodhi dy ditë më parë. Por ai është mirë, po ec normalisht”.
“Askush nuk do të ketë ndonjë problem në finale, do të jenë të gjithë 150%”.
Comments