top of page
123.jpg

Luana Vjollca i propozon Bujar Qamilit, dhe i bën një ofertë të 'parezistueshme'

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 9, 2018
  • 1 min read

Këngëtari shkodran Bujar Qamili do të vijë këtë verë me një bashkëpunim surprizë. Nëse verën e kaluar pati një super sukses në këngën që bashkëpunoi me Mateus Frroku tashmë do të vijë me një duet tjetër. Vetë Bujari ka lajmëruar se kësaj herë bashkëpunimi do të jetë me Luana Vjollcën.

Bukuroshja e Top Channel e cila i është futur edhe muzikës ka kërkuar që të ketë një bashkëpunim me Bujar Qamilin. Është vetë Bujari ai i cili e ka bërë të ditur një gjë të tillë në emisionin Facebook në Radio Shkodra. Gjatë intervistës ësshtë shprehur duke thënë se Luana më ka thirrur në një drekë dhe aty më ka bërë propozimin e saj për bashkëpunimin muzikor.

Do të jenë 3 këngë remix të Luanës që do ti këndojmë sëbashku dhe besoj se do të kemi një sukses. Luana më ka premtuar vijoi Bujari se me këtë bashkëpunim do t’ia kalojmë suksesit që pata me Mateusin. Luana ka marrë përsipër gjithçka dhe besoj se do të jetë një prej bashkëpunimeve më të suksesshme gjatë kësaj vere. Unë jam i hapur për bashkëpunimi dhe aq më tepër me Luanën besoj se jemi të gjithë dakord se ia vlen./ShkodraNews


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page