top of page
123.jpg

Rita Ora nuk fshihet më: Jam biseksuale

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 11, 2018
  • 1 min read

Ndërsa e gjithë bota flet për bukurinë e saj, e në rrjetet sociale shpërthejnë fotot e nxehta, por edhe ndërsa fama ka prekur majën, Rita Ora zbulon orientim e saj seksual, duke ngritur shumë dyshime.

Pak kohë pas publikimit të këngës së saj të re “LGBT Anthem’ Girls”, Rita Ora ka zbuluar se është biseksuale.

Këngëtarja 27 vjeçare ka treguar se në të kaluarën ka pasur eksperienca dhe me meshkuj dhe me femra.

Ndërkohë që ndjekësit në rrjetet sociale e kanë përgëzuar Ritën për singëllin dedikuar komunitetit të LGBTI, ylli shqiptar tha se fraza e tekstit “Unë dua vetëm të puth vajza” ishte më e sinqerta që ka përdorur ndonjëherë në një këngë.

Kënga është shkruar 2 vite më parë nga Rita Ora, së bashku me Cardi B, Charli XCX dhe Bebe Rexha.

“Jam biseksuale 50/50 dhe nuk do ta fsheh. Nuk po fsheh çfarë jam apo kush jam,” u shpreh Rita Ora për revistën “People”.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page