top of page
123.jpg

Rita Ora në listën e muzikantëve më të pasur britanikë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 11, 2018
  • 1 min read

Rita Ora ka hyrë në listën e këngëtarëve më të pasur britanikë në krah të Ed Sheeran dhe Calvin Harris.

Sipas ‘Sunday Times’, ajo radhitet në vendin e 11-të artistëve britanik më të pasur në moshën nën 30 vjeç, me një pasuri prej 16 milionë paundë. Ka katër vite që qëndron në top listën e 10 këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, gjithashtu ajo ka nënshkruar kontrata fitimprurëse me firma të ndryshme veshjesh dhe kozmetike. Në të njëjtën listën të kryesuar nga Adele , është pozicionuar në vend të dytë Ed Sheeran me 80 milionë paundë, kurse Calvin Harris është e vetmja hyrje e re në 20-shen më të lartë me 140 milionë paundë. Megjithatë muzikanti më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar është Paul McCartney me 820 milionë paundë.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page