Gent Bushpepa elektrizon me vokalin në finalen e Eurovizion!
- rilindjashqiptare
- May 12, 2018
- 1 min read

Këngëtari shqiptar Eugent Bushpepa ka ndezur skenën e Eurovizionit me performancën e tij live në finalen e këtij kompeticioni.
I renditur për të kënduar i 12-ti Genti ka dhuruar shumë emocione me performancën dhe vokalin e tij.
Ai përfaqëson Shqipërinë me këngën “Mall” duke u vlerësuar gjithnjë pozitivisht për vokalin e tij.
Pas perfomancës Genti falenderoi në gjuhën shqipe dhe u shoqërua nga një lum duartrokitjesh dhe ovacionesh pasi la skenën.
Gjithashtu pas tij pritet të interpretojnë edhe këngëtaret e tjere me origjine shqiptare Elen Foureira per Qipron dhe Ermal Meta per Italine.
Comments