top of page
123.jpg

Interi mposhtet në shtëpi, i thotë lamtumirë Championsit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 12, 2018
  • 2 min read

Saussolo e ka tronditur Interin duke e mposhtur në shtëpi të shtunën mbrëma dhe duke ia zbehur përfundimisht shanset për t’u kualifikuar në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Interi u mposht në “Giuseppe Meazza” me rezultat 2-1 nga Saussolo në ndeshjen e parafundit të kampionatit italian Serie A, dhe tani ka dy pikë më pak se vendi i katërt, Lazio, e cila do ta luajë nesër ndeshjen e mbetur të kësaj jave, raporton Gazeta Express.

Pas 25 minutave lojë, “Zikaltrit” u tronditen kur Matteo Politano shënoi nga goditja e lirë duke e çuar topin nën murin e mbrojtës së Interit dhe në rrjetën e Handanovicit.

Interi shpërdoroi shumë raste në këtë ndeshje, me Icardin që nuk arriti të shënoi ballë për ballë me Consiglin, lojtarin e ndeshjes së sotme, i cili e priti goditjen e tij.

Interi e vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë, por mori goditjen e rëndë kur Domenico Berardi shënoi një super gol nga distanca rreth 20 minuta para fundit.

Në vazhdim, Mauro Icardi dhe Antonio Candreva lëshuan raste ideale duke mos ia dalë të shënonin përballë portierit kundërshtar.

Por, ishte Rafihna ai që gjeti golin e vetëm të Interit në këtë ndeshje, 10 minuta para fundit, por që nuk ishte i mjaftueshëm për ta shpëtuar skuadrën e Luciano Spallettit.

Interi mbetet në vendin e pestë me 69 pikë, dy më pak se Lazio dhe tri më pak se Roma në pozitat tre dhe katër, të cilat kanë nga një ndeshje më pak.

Megjithatë, për Interin ekziston edhe një fije shprese, nëse Lazio humb ndeshjen e së dielës kundër Crotones, atëherë në javën e fundit, Interi do të përballet me Lazion kur me një fitore do ta siguronte një vend në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page