top of page
123.jpg

Shkaktar i kileve të tepërta është edhe stresi

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 13, 2018
  • 1 min read

Konsumojmë shumë dhe nuk lëvizim shumë: kjo është në përgjithësi shkaku i kileve të tepërta që krijohen kryesisht rreth barkut e belit.

Por kemi dhe një tjetër armik që kërcënon linjat tona dhe në përgjithësi shëndetin, dhe është stresi.Presioni që kemi mbi veten tonë, dhe që zgjat jo një ditë, por ndoshta për ditë të tëra, javë e muaj, është përgjegjës për shumë shqetësime në trupin dhe mendjen tonë, duke na sjell humor të keq, na lëndon zemrën, dhe sigurisht shigjeta e peshores ecën shumë.

Por çfarë duhet të bëjmë? Bëjmë një analizë të shkurtër të ditës dhe vlerësojmë impenjimet tona. Nëse kemi agjendë të ngjeshur mundohemi disa detyra ti delegojmë.

Shtatë orë gjumë janë thelbësore për të fituar energjitë dhe për të përballur ditën. Pushimi është i nevojshëm dhe për të rregulluar metabolizmin, dhe për rrjedhojë kontrollin e peshës.

Të mësojmë të mos kemi shqetësime të kota të tipit, fëmijët do të jenë mirë me dadon, mekaniku do e rregulloj makinën etj. Të përpiqemi të mendojmë pozitivisht.Hani në mënyrë të rregullt: kjo është një detyrë. Nuk lejohet të kalohen vaktet, jo panine në tavolinën e punës teksa vazhdojmë të punojmë. Shumë fruta dhe perime.

Nivelin korrekt të kortizolit mund ta mbajëm me aktivitet fizik.

Një shëtitje apo vrap në ajër të pastër, apo me biçikletë dhe çdo lloj forme lëvizjeje është e mirë për të larguar stresin, meditimi, joga, një shëtitje në natyrë apo një aktivitet krijues si piktura dhe muzika, janë mjaft aktivitete të mira për të stakuar spinën dhe të krijoni një hapësirë për veten duke frenuar stresin.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page