top of page
123.jpg

‘Çmendet’ Drita, këto janë super-premitë nëse dalin kampion

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 14, 2018
  • 1 min read

Ditë më parë, Gazetasheshi.com raportoi për premitë e Prishtinës në rast se del kampion. Fitorja me dy gola epërsi ndaj Dritës do t’i pasuronte lojtarët e ekipit kryeqytetas me nga 3 mijë euro secilin.

Gjithsesi, shumë e konsiderueshme parash për futbollin tonë. Megjithatë, ka një klub që do të ofrojë edhe më shumë.

Është pikërisht rivali i Prishtinës, Drita që do ta ‘zbrazë’ arkën e klubit nëse dalin kampion.

Zëdhënësi i klubit gjilanas, Gentrit Murseli ka konfirmuar për KTV shumën e ‘çmendur’ që do t’i ndahet stafit dhe futbollistëve.

“Drita e këtij edicioni është Dritë e rekordeve. Kemi rekordin pa humbje, do ta kemi rekordin e shikueshmërisë në ndeshjen e fundit dhe do ta kemi edhe një rekord sa i përket premive.

Premia ku përfshihen stafi dhe lojtarët është me e lartë se 150 mijë euro”, është shprehur Murseli.

Kësisoj, nga llogaritjet i bie që një futbollist t’i marrë rreth 7 mijë euro.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page