top of page
123.jpg

Befason Drita, dëshiron që dueli me Prishtinën të luhet në këtë stadium

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 15, 2018
  • 1 min read

Kërkesa e Prishtinës që ndeshja e fundit të luhet në kryeqytet, nuk po e pengon Dritën, e cila është e gatshme të luajë pa asnjë problem në stadiumin që po rinovohet.

Një gjë e tillë është thënë në Sportin Total të KTV-së nga zëdhënësi i Dritës, Gentrit Murseli.

“Ne si klub e kemi diskutuar në organet e tona kërkesën e Prishtinës dhe të kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti. E mbështesim këtë iniciativë që të zhvillohet ndeshja në një stadium më të sigurt sesa ai i Pejës. Edhe afërsia ndërmjet Prishtinës e Gjilanit në raport me Gjilanin dhe Pejën është në favorin tonë”, deklaroi Murseli.

Madje, ai pohon se në Prishtinë do ta thenin rekordin e vendosur vet të shikueshmërisë.

“Në Prishtinë do ta thenim rekordin e vendosur vet në finalen kundër Prishtinës. Numri i tifozëve ka me qenë shumë më i madh. FFK duhet ta marrë shumë seriozisht çështjen e organizimit”, shtoi Murseli.

Mirëpo, FFK sot nëpërmjet një komunikate sqaroi situatën rreth stadiumit të Prishtinës, duke lënë të kuptohet se gjasat janë tejet minimale që kjo ndeshje të zhvillohet aty.

Andaj, stadiumi i Besës, ‘Shahin Haxhiislami’ pritet të jetë arena e përballjes ndërmjet Prishtinës dhe Dritës.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page