Dalin pamjet, kështu u ‘kërcënua’ zyrtari i FFK-së nga zyrtari i Prishtinës (VIDEO)
- rilindjashqiptare
- May 15, 2018
- 1 min read

Kanë dalë pamjet pas takimit të sotëm për stadiumin e Prishtinës, kur zyrtari i klubit, Avni Durmishi e fyen zv/sekretarin e FFK-së, Arianit Ahmeti, teska po dilte nga bledhja, siç njoftoi Gazetasheshi.com.
Prishtina kërkon me çdo kusht që ndeshja e fundit në Vala Superligën e Kosovës ndaj Dritës të luhet në stadiumin e kryeqytetit, por kushtet nuk pritet të lejojnë që sfida të luhet aty.
Vendimi i fundit e ka nervozuar tej mase Durmishin, i cili e fyen rëndë zyrtarin e lartë të FFK-së, Arjanit Ahmetin, para presidentit të klubit Remzi Ejupi dhe Afrim Muçiqi.
“Kush je ti me marr kësij lloj vendimi? Çka ka lidhje Federata me stadium. Çka po lyp ti këtu?”, iu drejtua Durmishi – Ahmetit.
“Fadil Vokrri dhe Arjanit Ahmeti janë kundër që ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës të luhet këtu. Nuk e dimë arsyen, besomni nuk e dimë pse. Po flas edhe si tifozë, loja nuk e dimë ku do të zhvillohet”, shtoi ai, shkruan Indeksonline.
Ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës me shumë gjasa zhvillohet të dielën.
Comments