top of page
123.jpg

Shumë shpejt fillon ‘Big Brother Vip Albania”, zbulohet prezantuesi

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 15, 2018
  • 2 min read

Për herë të parë organizohet në Shqipëri, një format reality show si ky! 

Jemi mësuar më herët, me shtëpitë më të vëzhguara në vend, banorë të së cilës ishin njerëz të zakonshëm, të panjohur më parë për publikun, e që famën e morën direkt nga pjesëmarrja në Big Brother Albania, por personazhet e famshëm të bërë bashkë në një shtëpi nuk i kishim imagjinuar më parë. Big Brother Vip Albania, është emisioni më i ri që do të nis pikërisht sezonin e ardhshëm në ekranin e Top Channel, shkruan Revista Class.Sipas, IM Albania, personazhet e jetës publike në vend, ata më të famshmit për të cilët shkruajnë portalet çdo ditë, e të cilët janë shpesh pjesë e intervistave në televizione dhe median e shkruar, do të jenë bashkë brenda shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri për një super sfidë të përditshme 24 orë në 24.

Po prezantuesi? 

Nëse mendoni se do të jetë Arbana Osmani, e keni gabim! Ajo po drejton një nga emisionet më të suksesshme në Top Channel, duke bërë të lumtur shumë njerëz dhe familje, dhe duke u bërë formati më i ndjekur i së shtunës mbrëma.

Ndaj, një tjetër emër do të jetë në krye të moderimit të këtij reality show. 

Është Ledion Liço! Prezantuesi i njohur dhe shumë i dashur për publikun ka dhënë herë pas here indicie përmes videosh dhe fotosh në instagram, por këtë herë është më e konfirmuar se kurrë.Big Brother Vip Albania do të zbrasë rrugët e kryeqytetit gjatë mbrëmjeve që do të transmetohet, sepse për herë të parë, personazhet VIP më të njohur në Shqipëri do të jenë në sytë e publikut ditë e natë!Puntata e parë po pritet me shumë kureshti! 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page