top of page
123.jpg

Këto janë shenjat më punëtore të horoskopit!

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 17, 2018
  • 2 min read

Po, po! Ekzistojnë të paktën tre shenja në horoskop që nuk i ndal asgjë dhe dinë vetëm diçka: të punojnë fort.

A e dini se cilat janë? Njihuni më poshtë: Dashi Dashi është një nga shenjat më të forta dhe këmbëngulëse të horoskopit. Nuk ka rëndësi sa herë u duhet të rrëzohen apo lodhen derisa të realizojnë qëllimin e tyre final, një Dash nuk dorëzohet kurrë përpara vështirësive. 

Besimi në vetvete, vullneti dhe shpirti luftarak janë tre epiteteve që përshkruajnë më së miri këtë shenjë dhe rrugëtimin e Dashit në çdo lloj nisme. Është një shenjë shumë inteligjente që e di mirë se çfarë do nga vetja dhe si të arrijë atë që do.

Luani Jo vetëm Dashi, por edhe mbreti i zodiakut është një tjetër shenjë që karakterizohet nga shpirti luftarak, ndonëse në disa raste të jep përshtypjen e një shenje të pavendosur që nuk mund të përballojë presionin e sfidave. Kur i vendos vetes një qëllim, nuk di të tërhiqet pas derisa ta realizojë. Personat e lindur nën shenjën e Luanit bëjnë pjesë në radhët e atyre personave që arrijnë gjithmonë të tejkalojnë pritshmëritë e tyre dhe të tjerave.

Akrepi Është e pamundur që një Akrep t’i lërë gjërat përgjysmë, përkundrazi shpeshherë e gjen veten duke marrë përsipër përgjegjësi që nuk i takojnë. Është nga të paktat shenja që e ka të skalitur kulturën e punës, por jo vetëm. Edhe në marrëdhënie shoqërore a dashurore Akrepi është ai që zgjedh të marrë vendime. Janë kokëfortë të lindur, gjë që i bën të pandalshëm derisa të realizojnë të gjitha qëllimet e tyre. Janë progresivë dhe origjinalë, kështu që qëllimet e tyre janë gjithnjë inovative./In Tv/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page