top of page
123.jpg

Mësuesja u kërkoi të listonin 7 mrekullitë e botës. Vogëlushja e lë pa fjalë me përgjigjen e saj…

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 16, 2018
  • 2 min read

Mësuesja vendosi që këtë herë t’u kërkonte diçka ndryshe nxënësve të saj. 

Ajo u kërkoi vogëlushëve një kërkesë të thjeshtë për ta:

– “Më bëni ju lutem listën me ato që mendoni se janë 7 mrekullitë e botës“, – tha ajo. Pjesa më e madhe e nxënësve dhanë këto përgjigje: Piramidat e Egjiptit Kulla Eiffel Muri i madh Kinez Kanali i Panamasë Koloseu Kanioni i Madh Taj Mahali Pasi i mblodhi përgjigjet mësuesja vuri re që një nxënëse nuk e kishte dorëzuar fletën. Mësuesja e pyeti: – “Përse vallë nuk më ke dhënë një përgjigje? A nuk po të kujtohej asnjëra nga këto?” Vogëlushja e sigurtë se nuk kishte bërë asnjë gabim që nuk kishte shkruar asgjë, e pa drejt e në sy dhe i tha: – “Isha e pavendosur se cilët të fusja në atë listë prej 7 vendesh Mësuese, sepse ka shumë”. – “Thuaj ndonjërën prej tyre”, – e inkurajoi mësuesja. Vajza pasi hezitoi për një çast tha: – “Për mua 7 mrekullitë e botës janë: Prekja Shija Dëgjimi Shikimi Buzëqeshja Dashuria Ndjenjat… Në klasë pllakosi një heshtje dhe as miza nuk pipëtinte. Mësuesja vuri buzën në gaz me zemrën plot, vogëlushja e kishte lënë pa fjalë… Në jetë mundohemi të kërkojmë për gjëra të mëdha, të jashtëzakonshme dhe që nuk i ka askush. Harrojmë se gjërat e mëdha përbëhen nga ato të voglat, nga ato pa të cilat nuk bëjmë dot. Ato që na mbushim jetën dhe na bëjmë të ndjejmë gëzimin dhe hidhërimin, dashurinë, adhurimin, shpresën. Janë ato jetësoret që i marrim si të mirëqena dhe nuk ua dimë vlerën e paçmuar që kanë. Gjithë këto gjëra që nuk i vëmë re më, sepse janë kaq të thjeshta dhe të zakonshme janë Mrekullitë e jetës, ato të vërtetat!


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page