top of page
123.jpg

Wenger zbulon gabimin e tij të karrierës, quhet Cristiano Ronaldo

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 17, 2018
  • 1 min read

Arsene Wenger ka kujtuar dështimin e transferimit të Cristiano Ronaldos në Arsenal.

Arsene Wenger ka bërë të ditur se dështimi i transferimit të Cristiano Ronaldos në Arsenal më 2003 është një prej gabimeve më të mëdha në karrierën e tij.

Ronaldo ishte afër kalimit te “Gunners” por marrëveshja në fund nuk ishte arritur.

“Ai ishte këtu me nënë e tij dhe ishim shumë afër transferimit. Më pas doli Man Unitedi dhe ata kishin Carlos Queiroz në atë kohë, që ishte ndihmës trajner i tyre. Unitedi luajti miqësore me Sporting Lisbon, Ronaldo ishte i jashtëzakonshëm dhe nënshkruan me të”, shtoi Wengeri.

“Mund të imagjinoni se si do të ishte të kesh në një skuadër së bashku Thierry Henry e Ronaldo.

Më vonë, Unitedi së bashku kishte Rooney, Ronaldo dhe Van Nistelrooy, duke bërë një ekip të shkëlqyer me Giggsin e Scholsin gjithashtu. Ata (Henry e Ronaldo së bashku), mund të kishin ndryshuar historinë time këtu e të Arsenalit gjithashtu”, theksoi mes tjerash Wenger.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page