top of page
123.jpg

Youtube prezanton një shërbim të ri muzike më 22 Maj

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 17, 2018
  • 1 min read

Për shërbimin premium të shfaqjeve origjinale, Youtube do të tarifojë edhe 2 dollarë më shumë.

Youtube tha ditën e Mëkure se do të lançonte një shërbim të ri muzike, Youtube Music, javën e ardhshme dhe së shpejti një shërbim premium me shfaqje origjinale.

Youtube Music, i cili do të debutojë më 22 Maj, vjen me funksione shtesë si lista luajtjeje të personalizuara bazuar në historikun e Youtube.

Kompania gjithashtu do të sjellë Youtube Premium, versionin e rimodeluar të Youtube Red. Shërbimi i ri Youtube Music me reklama do të jetë falas ndërsa Youtube Premium do të kushtojë 9.99 dollarë në muaj.

Për shërbimin premium të shfaqjeve origjinale, Youtube do të tarifojë edhe 2 dollarë më shumë. Kompania tha se për përdorues ekzistues YoutubeRed, çmimi do të ngelet i njëjti kur të portohen në Youtube Premium.

Youtube Music do të lançohet të Marten në SHBA, Australi, Zelandë, Meksikë dhe Korenë e Jugut. Në javët në vijim do të zgjerohet edhe në vend të tjera. /PCWorld Albanian/ 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page