Arrin oferta e dytë për Xherdan Shaqirin, tani kërkon ekipi që garon në Champions League
- rilindjashqiptare
- May 18, 2018
- 1 min read

Lojtari me orgjinë nga Kosova, është bërë target i shumë skuadrave evropiane e sidmos të atyrë në Anglia. Zërat e parë ishin, se ai do të transferohe tek Southhampton, mirëpo tani është paraqitur ofertë më serioze nga ekipi nga Londra, që do të garojë në Champions League sezonin e ardhshëm Tottenham Hotspur.
Tottenham janë afruar tek Stoke City për shërbimet e Shaqiri dhe kanë qenë të interesuar të blejnë kartonin e përfaqësuesit të Zvicrës për 14 milionë euro.
Shaqiri më herët ka potencuar se është i gatshëm të jetë pjesë e ndonjë klubi që do të luaj futboll në Evropë.
“Është e rëndësishme për mua të transferohem tek një klub kur edhe trajneri edhe kryesia e klubit më duan Do të ishte shumë mirë nëse ky klub paraqitet në Champions League që është synimi im kryesor”, ka thënë Xherdan Shaqiri.Kjo është ofertë serioze për Shaqirin, nëse ai kalon tek Tottenham Hotspur padyshim se do të ketë rivalitet të madh për një pozitë në formacionin e parë, megjithatë për kualitet e tij, ky klub do të ishte vend ideal për sulmuesin korrpolunt të Zvicrës.
Comments