top of page
123.jpg

Përfundon takimi Vëllaznimi – Gjilani

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 19, 2018
  • 1 min read

Ka përfunduar ndeshja mes Vëllaznimit dhe Gjilanit – që u përcoll me shumë polemika e incidente në stadiumin e qytetit në Gjakovë.

Kjo ndeshje ka përfunduar me rezultatin e barabartë 0-0.

Pas këtij barazimi, Gjilani ka mbetur edhe për një edicion në Vala Superligë, kurse Vëllaznimi do të luajë në barazh.

Gjakovarët në barazh do të ndeshen me Ferizajin.

Ndeshja e sotme u përcoll me shumë tension dhe polemika. Gjakovarët nuk e mirëpritën një ‘provokim’ të Gëzim Rusit në minutën e 90’të të takimit dhe kështu filluan incidentet.

Tifozët e Vëllaznimit ishin shumë të nervozuar dhe filluan të hedhin gjësende në drejtim të lojtarëve mysafir, me ç’rast edhe lënduan Betim Haxhimusën.

Betim Haxhimusa mori lëndime në kokë dhe u drejtua në spital për mjekim më të detajuar. Pas gjithë këtij incidenti, gjyqtari kryesor i takimit, Genc Nuza ka urdhëruar zbrasjen e stadiumit.

Ndeshja u ndërpre për afro 15 minuta dhe lojtarët u dërguan në dhomat e zhveshjes. Kur stadiumi u zbras, lojtarët u rikthyen për t’i zhvilluar edhe gjashtë minuta lojë.

Rezultati më pas nuk ndryshoi dhe kështu Gjilani siguroi edhe matematikisht mbijetesën, kurse Vëllaznimi duhet të luajë në barazh me Ferizajin për ta mësuar fatin.

Vlen të ceket se ky takim ishte mjaft i tensionuar, me ç’rast edhe pesë lojtarë u ndëshkuan me karton të verdhë (para ndërprerjes).

Edon Sadriu, Kosumi dhe Ergon Hyseni u ndëshkuan për skuadrën e Gjilanit, ndërsa Lorik Rudi dhe Alban Dragusha për Vëllaznimin.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page