top of page
123.jpg

Tifozët e Atleticos e bëjnë Torresin të qajë në festën e triumfit në Ligën e Evropës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 19, 2018
  • 1 min read

Skuadra e Atletico Madridit së bashku me tifozët kanë festuar titullin e Ligës së Evropës.

Në rrugët e Madridit, kjo skuadër ka festuar suksesin e arritur në Ligën e Evropës.Sipas medieve në Spanjë, rreth 50 mijë tifozë kishin dalë në rrugë, për të festuar së bashku me skuadrën. Kjo festë ishte e veçantë për Fernando Torres, për të cilin ky ishte sezoni i fundit në fanellën e Atletico Madridit.“Ky titull i kushtohet Fernando Torresit”, ka deklaruar Gabi në fjalët e para kur mori mikrofonin për t’iu drejtuar tifozëve.

Ky dedikim elektrizoi tifozët që nisën të thërrasin emrin e Torresit, duke e bërë që ky i fundit të mos mund t’u përmbahet lotëve.

“22 vjet më parë isha atje, ku sot jeni ju, dhe ëndërrova që një ditë të jem këtu”, tha Torres para tifozëve.“Nga të gjithë gjërat që kam fituar, kjo padyshim se është më e mira. Të gjithë fëmijët që kanë ëndrra, ju them se asgjë nuk është e pamundur, veçanërisht nëse jeni nga Atelti”. 


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page