20 vjeçari zhduket në lumin Erzen
- rilindjashqiptare
- May 20, 2018
- 1 min read

Një 20 vjeçar është zhdukur në ujërat e lumit Erzen.
Policia e Shtetit me një njoftim të saj ka dhënë detaje për incidentin ku dy turistë vendas ranë në kanionin e lumit teksa po vizitonin zonën e shpellës së “Pëllumbasit”.
Mësohet se shtetasi F. D., rreth 21 vjeç, u nxor nga gryka e kanionit, dhe fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa shtetasi “Xh.S 20 vjeç ka rënë në ujë dhe rezulton i zhdukur.
Kërkimet do rifillojnë nesër në mëngjes nga Polumbaret e Reneas , tek gryka lumit Erzen.
Comments