top of page
123.jpg

Bujar Qamili në hall për bashkëpunimin me Luanën

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 20, 2018
  • 1 min read

Disa ditë më parë në media është shkruar se Luana Vjollca dhe Bujar Qamili janë duke planifikuar të bëjnë një bashkëpunim mes tyre.

I ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” këngëtari shkodran ka zbuluar se ky është një lajm i vërtetë e ka treguar se për çfarë bëhet fjalë konkretisht.

“Është e vërtetë kam pasur një telefonatë shumë miqësore nga Luana dhe familja e saj. Më sugjeroi diçka që rrallë e kam dëgjuar. Kërkon të bëjë një remix të këngëve të mia me këngët e saj që unë besoj do dalë një gjë interesante. Kam besim tek ajo sepse gjithë organizimin, klipin, miksimin do e bëj Luana. Kam zgjedhur 3 këngë më të bukura të miat.”,- ka rrëfyer Bujari.

Por megjithatë pavarësisht entuziazmit ka diçka që e shqetëson.

“Halli im dhe ajo që më shqetëson është videoklipi, unë kam për të dalë me kostum ndërsa Luana do vishet bukur kurse unë i shkreti me kollare.

S’bëhet fjalë që do shkojë shumë mirë. Kush nguron para Luanës? “,-është shprehur me humor këngëtari./Blitz.al/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page