Ismet Munishi: Urime Dritës, kjo ishte ndeshja më e dobët në historinë e futbollit kosovar
- rilindjashqiptare
- May 20, 2018
- 1 min read

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi e ka cilësuar ndeshjen Prishtina – Drita si ndeshjen më të dobët në histori të futbollit tonë dhe gjithashtu ka uruar skuadrën nga Gjilani për titullin e fituar.
Skuadra e Dritës ka fituar titullin e Vala Superligës së Kosovës pas 15 vitesh, pasi ka barazuar 0-0 me Prishtinën.
Drita në fund të kampionatit ka numëruar 67 pikë, kurse Prishtina 64.
Drita do të na përfaqësojë në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve – kurse Prishtina në ato të Europa Leagues.
Ky është postimi i Ismet Munishit në rrjetin social Facebook për ndeshjen e sotme:
“Urime titulli kampion Drites me plot merit. Ndeshja e sotit ishte nder me te dobtat ne histori te futbollit kosovar”, shkruan trajneri i mirënjohur.

Comments