top of page
123.jpg

Kupa arrin në Gjilan, i gjithë qyteti jashtë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 20, 2018
  • 1 min read

Tifozët intelektualë të cilët shkuan në Pejë për të ndjekur nga afër ndeshjen Drita-Prishtina, tashmë janë kthyer në qytetin e tyre.

Bashkë me lojtarët, në Gjilan ka arritur edhe Kupa, të cilën e morën pas fitores në stadiumin e Pejës, duke marrë kështu titullin e Kampionëve të Kosovës në futboll.

Në Gjilan janë mbledhur mijëra banorë të cilët me shumë atmosferë po festojnë titullin kryesorë të futbollit kosovarë.

Skuadra e Dritës ka fituar titullin e Vala Superligës së Kosovës pas 15 vitesh, pasi ka barazuar 0-0 me Prishtinën.

Drita në fund të kampionatit ka numëruar 67 pikë, kurse Prishtina 64.

Drita do të na përfaqësojë në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve – kurse Prishtina në ato të Europa Leagues.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page