top of page
123.jpg

Shuma që ka fituar Drita pasi u shpall kampione e Kosovës në futboll

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 20, 2018
  • 1 min read

Skuadra e Dritës është shpallur kampione e Kosovës në futboll për edicionin 2017/2018.

Ekipi nga Gjilani pas 33 xhirove të zhvilluara ka grumbulluar 67 pikë, tri më shumë se Prishtina, me ç’rast edhe ka fituar titullin kampion.

Përveç titullit, Drita ka fituar edhe një shumë të majme të mjeteve financiare.

Kampioni i Kosovës fiton 50 mijë Euro nga FFK-ja, (20 mijë nga të drejtat televizive dhe 30 mijë euro shpërblim).

Por kjo nuk është e tëra, pasi Drita do t’i fitojë gjithashtu edhe disa mijëra euro tjera për pjesmarrje në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Drita ka siguruar tashmë kualifikimin në këto gara, ku do të takohet me kampionin e San Marinos, Gjilbratarit apo Andorrës.

Të gjithë kampionët e shteteve të lartëpërmendura do të marrin pjesë me një turne, në fazë play-offi, ku skuadra fituese do të kualifikohet në kualifikimet e para.

Nëse Drita arrin të fitojë këtë turne, atëherë do të arkëtojë plot 480 mijë euro nga UEFA.

Skuadra që marrin pjesë në turne i kanë të garantuar 220 mijë euro.

Kjo nënkupton që Drita i ka të sigurta plotë 270 mijë euro, ndërsa kjo shumë mund të rritet në rast të përformancave të mira në Ligën e Kampionëve.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page