top of page
123.jpg

Media ruse: SHBA-ja e bën Serbinë si Palestina nëse nuk e pranon Kosovën

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 21, 2018
  • 1 min read

SHBA-ja do ta bëjë Serbinë Palestinë nëse Beogradi nuk e pranon planin e Perëndimit për Kosovën

Vrasja e 60 palestinezëve nga Gaza ishte ushtrim demonstrues për të gjithë ata që i kundërvihen interesave të SHBA-së.

Kështu nis shkrimi më i fundit propagandistik i mediumit Sputnik, një ndër shumë media në Serbi që financohet nga Rusia. Aty citohet Liljana Smajlovic, ish-kryeredaktore e gazetës serbe Politika, e cila në Serbi vlerësohet si njohëse e mirë e politikës së jashtme amerikane, përcjell GazetaMetro.net. Ajo thotë se Washingtoni nuk do t'i vërë formalisht sanksione Serbisë dhe se nuk do të ketë ndonjë sulm të ri ushtarak mbi vendin, por rasti i fundit në Gaza tregon sjelljen ndaj atyre që i kundërvihet interesave të Perëndimit, raportojnë mediat serbe. “Nuk besoj se do të ketë çfarëdo lloj sanksionesh, nëse deri në fund të vitit nuk e pranon zgjidhjen për Kosovën e cila i konvenon Washingtonit dhe Brukselit.

Megjithatë, ajo çfarë ndodhi me zhvendosjen e ambasadës së SHAB-së në Jerusalem… është ushtrim demonstrues çfarë të ndodhë nëse e kundërshton ndonjë interes të rëndësishëm të fuqive perëndimore”, ka thënë Smajloviq. Sputnik shkon edhe më larg duke cituar analistin Dragomir Andjelkoviq, që thotë se ekziston rreziku real i një "goditjeje amerikane" ndaj Serbisë, para së gjithash për një sulm mbi serbët e Kosovës. Andaj, sipas tij, Serbia duhet të mbështesë atë që e quan vetorganizim përmes organizatës Civilna Zastita. “Ajo u hoq përkohësisht për shkak të Bashkimit Evropian, por duhet të ribëhet urgjentisht sepse edhe ashtu do na duhet në të ardhmen…”, thotë Andjelkovic. 


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page