top of page
123.jpg

Panucci shpall listën e lojtarëve për ndeshjet miqësore me Kosovën dhe Ukrainën

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 21, 2018
  • 1 min read

Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit, Christian Panucci ka bërë publike sot edhe listën e lojtarëve që ka grumbulluar për dy ndeshjet miqësore me Kosovën (29 maj) dhe me Ukrainën (3 qershor), raporton FSHF.

Janë 24 lojtarë që janë thërritur për këto dy takime, ku nën drejtimin e trajnerit dhe stafit do të nisin përgatitjet në datë 26 maj në Zurich.

Spikasin në këtë listë hyrjet e reja në skuadrën përfaqësuese, sikundër është sulmuesi i Kukësit, Sindrit Guri, apo edhe mbrojtësi Egzon Binaku, që luan me skuadrën suedeze të Malmos.

Rikthehen sërish në skuadrën kombëtare futbollistët Armando Vajushi dhe Emanuele Ndoji, që janë vlerësuar për tu grumbulluar për këto dy ndeshje.

Ndeshja e parë miqësore e ekipit kombëtar do të luhet në Zurich, në datë 29 maj, në orën 20.00 me Kosovën, ndërsa takimi i dytë me kombëtaren e Ukrainës do të luhet në Evian (Francë) në datë 3 qershor.

Lista e futbollistëve të grumbulluar:


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page