Zjarrfikësit shkojnë me urgjencë te Konviktet, kuptojnë se ishin djegur një palë atlete
- rilindjashqiptare
- May 21, 2018
- 1 min read

Ekipi i Zjarrfikëseve të Prishtinës ka shkuar me urgjencë te Qendra e Studentëve pasi ka marrë një thirrje për zjarr në terracën e njërit nga konviktet.
Por në fakt, ndërhyrja e Zjarrfikësve nuk ka qenë e nevojshme fare, pasi që aty ishin djegur vetëm një palë këpucë sportive.
Këtë e ka konfirmuar për kallxo.com, zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.
“Pas një informate, Zjarrfikësit kanë shkuar në vend të ngjarjes, por nuk ka qenë e nevojshme intervenimi sepse ishin djegur vetëm një palë atlete në terracën e njërit nga konviktet e Qendrës së Studentëve”, tha Borovci.
Comments