top of page
123.jpg

E rrallë/ Kryebashkiaku shqiptar fiton Lotarinë Amerikane, çfarë do bëjë tani

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 22, 2018
  • 1 min read

Kreu i Bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri rezultoi fitues i Lotarisë Amerikane disa ditë më parë. 

Për herë të parë kryebashkiaku ka folur ditën e sotme për mediat lokale të Pogradecit, se çfarë vendimi do të marrë.

I pyetur lidhur me të, ai ka thënë se nuk mendon që të largohet nga Shqipëria pasi i pëlqen vendi dhe dëshiron që të vijojë ta ndërtojë jetën këtu.

Kapri nënvizon se familja e tij aplikon rregullisht për lotarinë amerikane dhe më tepër për të testuar fatin. Kryebashkiaku, sqaron se e përzgjedhur në lotari ka qenë bashkëshortja e tij.

“Pse të largohem? Unë e kam Amerikën këtu ku jam. Aplikojmë rregullisht si familje në lotari ku këtë vit rezultuam fitues. 

Në fakt ishte bashkëshortja ajo që u përzgjodh."

"Gjithsesi nuk kam menduar ta braktis Shqipërinë. Të gjitha që dua i kam këtu”, tha Kapri. 


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page