top of page
123.jpg

Frika më e madhe e femrave

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 22, 2018
  • 1 min read

Keni menduar se femrat frikësohen nga merimangat dhe gjarpri, por e keni gabim. 

Ato më së shumti frikësohen (së paku kur bëhet fjalë për bukurinë dhe atraktivitetin) nga madhësia e prapanicës së tyre.

Preokupimi më i shpeshtë i femrave janë kilogramët e tepërt, ndërsa pyetja më e shpeshtë, për të cilën dëshirojnë përgjigje negative, është: “A më është rritur prapanica?”. Në të vërtetë, kjo është frika më e madhe e femrave, sepse është pjesë e anatomisë së tyre, të cilën nuk mund ta shohin dhe ta vlerësojnë, ndaj e kanë vështirë ta fshehin, siç bëjnë me gjinjtë dhe barkun, transmeton Telegrafi. Kompania “Wizard Jeans” ka realizuar një hulumtim, ku janë përfshirë 1 800 femra, ndërsa shumica e tyre kanë deklaruar se më së shumti shqetësohen për prapanicën dhe mbajtjen e linjës trupore. “Mjafton që ta shikoni një femër derisa i vesh pantallonat. Do të kthehet djathtas dhe majtas, duke tentuar të sigurojë dukje të plotë në pasqyrë, ndërsa pyetja e pashmangshme, për të qenë e sigurt nëse i rrinë mirë pantallonat, ka të bëjë me atë nëse e ka prapanicën të madhe”, thotë ekspertja e modës, Sally Allen.  


Kommentare


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page