top of page
123.jpg

VOKRRI: KLUBET SI KEK-U JANË TË MIRËPRITURA NË ELITË

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 22, 2018
  • 1 min read

Me rastin e inkuadrimit të KF ”KEK-u” nga Kastrioti në elitën e futbollit të Kosovës, sot, presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, ka pritur kryetarin e KF ”KEK-u, Arben Shahini.

Vokrri duke e uruar për këtë sukses të arritur, ka thënë se skuadra e KEK-ut që dikur ishte pjesë e Superligës, këtë vit pas një pune të madhe, duke u shquar për organizim të mirë, lojëra cilësore dhe disiplinë arriti të rikthehet në elitë. “Inkuadrimi i juaj në Superligë neve si FFK na gëzon sepse synimi ynë dhe dëshira e jonë është që të kemi skuadra të organizuara mirë që reflekton edhe në mbarëvajtjen dhe integritetin e garave”, ka theksuar Vokrri.

Nga ana e tij kryetari i KF ”KEK-u”, Arben Shahini, ka falënderuar presidentin Vokrri për kohën që ka ndarë për këtë pritje dhe është shprehur se ky është një nder i madh për të gjithë. Po ashtu Shahini e ka njohur presidentin Vokrri për rrugëtimin e KEK-ut për në elitë si dhe me vështirësitë, angazhimet e mëdha të gjithëve në klub. “Ky sukses është rezultat i angazhimit të vazhdueshëm të shumë njerëzve, i donatorëve, adhuruesve, e në veçanti futbollistëve dhe shtabit teknik. ndaj meritat dhe gëzimi sipas tij u takojnë të gjithëve pa dallim. Jemi të vetëdijshëm se elita kërkon më shumë angazhim dhe përgjegjësi por jemi të vendosur dhe zotohemi që do të jemi anëtar i denjë i elitës”, ka thënë Shahini. Në fund presidenti Vokrri i dhuroi kryetarit të KF “KEK”-u një fanellë të Kombëtares së Kosovës.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page