top of page
123.jpg

Gjykata shqiptoi vendimin, ja me sa vite dënohet Gruevski

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 23, 2018
  • 1 min read

Gjykata Penale ka shqiptuar dënimin ndaj ish kryeministrit Nikolla Gruevski në rastin “Tanku” të prokurorisë speciale.

Me vendimin e gjykatës, Gruevski është dënuar me 2 vite arrest, shkruan Gazeta Lajm. Gjoko Popovski ne te njejtin rast eshte akuzuar me denim 6 vite e 6 muaj burg.

Sipas gjykatëses së rastit, Gruevski është shpallur fajtor për shkak se ka ndikuar në tenderin për blerjen e Mercedesit në vlerë prej 600 mijë eurove, duke favorizuar ndërmarrjen MakAutoStar. Gruevski nuk ishte prezent në Gjykatë gjatë shqiptimit të aktvendimit, kurse mbrojtja paralajmeroi ankimim te vendimit.

Në rastin “Tanku”, për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë 600 mijë eurosh është i akuzuar ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-ministrja për Punë të Brendshme, Gordana Jankullovska, dhe ish-ndihmësministri në MPB, Gjoko Popovski. Për shkak të shtatzënisë së Jankullovskës, rastsi i saj është ndarë dhe zhvillohet në procedurë tjetër. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page