top of page
123.jpg

Pasaporta më e fuqishme në botë është ajo e Japonisë, ja ku renditet pasaporta kosovare

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 23, 2018
  • 1 min read

Nga rajoni, Maqedonia renditet e 41-ta me 125 destinacione, Bosnjë dhe Hercegovina e 47-ta me 118, Shqipëria e 48-ta me 114 dhe Kosova e 91-ta me 44 destinacione pa viza.

Pasaporta më e fuqishme e botës është ajo e Japonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Indeksit të Pasaportave të Henley, pasaporta më e fuqishme në botë në vitin 2018, u bë ajo e Japonisë e cila mund të bëjë hyrje në 189 destinacione pa viza.

Vendin e dytë me 188 destinacione e morën Singapori dhe Gjermania, ndërsa të tretin Koreja e Jugut, Finlanda, Franca, Italia, Spanja dhe Suedia.

Pasaporta turke u rendit e 49-ta me 111 destinacione pa viza.

Nga rajoni, Greqia e ka pasaportën më të fuqishme e cila me 183 destinacione pa viza renditet e 6-ta, pas asaj vijon Sllovenia e 9-ta me 180, Kroacia, Bullgaria dhe Rumunia me nga 169 destinacione të 16-ta, Serbia e 36-ta me 130, Maqedonia e 41-ta me 125, Mali i Zi në vendin e 43-të me 123, Bosnjë dhe Hercegovina e 47-ta me 118, Shqipëria e 48-ta me 114 dhe Kosova e 91-ta me 44 destinacione pa viza.

Indeksi i Pasaportave Henley, bazohet në të dhënat specifike të Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA). Në Indeks gjenden 199 pasaporta dhe 227 destinacione.


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page