top of page
123.jpg

Super prodhimi dhe eksporti në BE i mandarinave ‘Made in Albania’

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 22, 2018
  • 2 min read

Prodhimi dhe eksporti i mandarinave sivjet, në Bashkinë e Konispoliti, ka shënuar shifra historike. Vetëm në Konispol, 20 kilometra larg qytetit të Sarandës, në jug të vendit rekordi historik i prodhimit të mandarinës arriti në plot 20 mijë ton ose 30% më shumë se një vit më parë. Ndërsa bashkë me zonën e Xarrës e Mursisë prodhimi i përgjithshëm i agrumemes së “artë“ shkon deri në 40 mijë ton. Kryetari i Bashkisë Sarandë Shuaip Beqiri thotë për ATSH se janë rreth 1 mijë fermerë që kanë mbjellë mbi 750 hektarë tokë me mandarina në Konispol, ndërsa synojmë të fusim në prodhim edhe 1.000 hektarë të tjerë për të shkuar 50.000 tonë prodhim në vit. Sipas tij, super prodhimi i mandarinave jo vetëm që plotëson nevojat e tregut vendas me këtë produkt, por eksporti drejt tregjeve të BE-së po njeh zgjerim të hartës gjeografike. “Ne eksportojmë në tregu rajonal, Kosovë, Maqedoni ndërsa kemi nisur këtë vit eksportet e mandarinave në Poloni, Çeki, Gjermani, Ukrainë dhe çmimi është mbajtur në një standard të mire”, thotë Beqiri. Kjo zonë e “artë” për prodhimin e mandarinave ka potenciale zhvillimi edhe të mëtejshëm . Për të evidentuar prodhimtarinë e zonës, në këtë fushë janë specialistë të mirëorganizuar për këtë problem. Ndërsa rritja e bashkëpunimit (kooperimit) mes kultivuesve po çon në rritjen e prodhimit cilësor të mandarinave. Termi kooperativë ka emër të keq nga e kaluara, ama vetëm si bashkësi mund të përfitojnë më tepër nga skemat e mbështetjes financiare të qeverisë, grantet e BE-së dhe projektet e ndryshme. Mandarinat, ofertë për punësim Super prodhimi mandarinave jo vetëm që ka angazhuar në punësim mbi 1 mijë fermerë të zonës por ka çelur vende të reja pune në pozicion të përhershëm dhe më shumë akoma vende të reja punë sezonal, në pikun e prodhimit siç është aktualisht stina e dhjetorit. Në zonën e Konispolit ka 3 pika grumbullimi, ndërkohë që një pjesë e konsiderueshme e mandarinës së Konispolit tashmë ka gjetur një shpërndarje mjaft të gjerë edhe në tregjet ndërkombëtare. Synimi i fermerëve dhe drejtuesve vendorë tashmë ngelet shtrirja e prodhimit deri në 6 muaj, shtator-mars, duke kultivuar kultura që i përshtaten zonës së famshme për mandarina. Ndërsa teknologjitë e linjat e reja të ambalazhimit që po implementojnë fermerët në këtë biznes, synojnë të shtojnë standardet dhe eksportet e mandarinave “made in Albania” në tregjet ndërkombëtare. Qeveria dhe USAID mbështetje industrisë së agrumeve Qeveria po rrit mbështetjen dhe vëmendjen ndaj bizneseve që eksplorojnë zhvillimin e potencialeve dhe resurseve që ka vendi, me kontribut në zhvillimin e vendit dhe që gjenerojnë të ardhuara për ekonominë shqiptare. Përmes skemave mbështetëse financiare dhe lehtësirave fiskale qeveria po asiston zhvillimin e Në bashkëpunim edhe me institucionet ndërkombëtare që nga viti 2007, programe të ndryshme të qeverisë amerikane kanë ndihmuar nën sektorin e agrumeve për të rritur vendet e punës, zvogëlimin e mbështetjes ndaj importeve dhe rritjen e eksporteve. Sot, me mbështetjen e USAID-it, ferma KOTE në Konispol ka fituar certifikatën GlobalGAP pas inspektimeve nga CERES German Certification Company, e cila i ka mundësuar kompanisë që tani të depërtojë në tregjet e reja të BE-së. 


Yorumlar


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page