top of page
123.jpg

UEFA, “hetim” i ri për ndeshjen Liverpool – Roma

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 23, 2018
  • 1 min read

UEFA ka hapur një çështje të re për trazirat e shkaktuara në takimin e parë, të luajtur në Angli më 24 Prill.

Dy ndeshjet e vlefshme për gjysmëfinalen e Champions League mes Liverpool dhe Romës nuk kanë kaluar pa telashe, e duket duket se 2 ekipet nuk do kalojnë pa u ndëshkuar nga UEFA.

Autoriteti më i lartë futbollistik në Europë, UEFA ka hapur një çështje të re për trazirat e shkaktuara në takimin e parë, të luajtur në Angli më 24 Prill.

Në një komunikatë dërguar klubeve, UEFA u kërkon të japin shpjegim për “ndezjen e tymueseve, hedhjen e objekteve të palejuara në fushë, si edhe për trazira të ndryshme në shkallët e stadiumit”.

Para ndeshjes në Anfield pati edhe përplasje mes dy tifozerive, që përfunduan me plagosjen e një irlandezi, tifoz i Liverpool.

Vendimi i këtij procesi të dytë për këtë ndeshje do të vijë pas takimit të komitetit disiplinor, etikës dhe kontrollit të UEFA-s të planifikuar për të enjten e 31 majit.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page