top of page
123.jpg

Ukraina kërcënon të rrëzojë urën e Putinit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 23, 2018
  • 1 min read

Deputeti ukrainas Igor Mosijchuk kërcënoi sot se do të shkatërrojnë urën e Krimesë mbi urën e lumit Kerky, pak ditë pas përurimit të saj nga ana e presidentit rus Vladimir Putin. Krimeja është pjesë ukrainase, e cila është aneksuar nga Rusia në vitin 2014, ndërsa ura e përuruar është më e madhja në Evropë prej 19 kilometrash. Gjatë përurimit të saj, presidenti Putin tha se kishte arritur të bëjë atë që nuk kishte mundur as cari i Rusisë. Por, pak ditë pas kësaj vjen kërcënimi nga Kievi zyrtar i cili urën e ngritur e konsideron si “infrastrukturë armiqësore”. “Ura Kerky është një infrastrukturë armiqësore. Pse është armiqësore? Pasi ajo lidh territorin e pushtuar me tokën e agresorit. Çdo vend normal në botë që është në luftë për territorin e saj, njerëzit e saj, natyrisht, përpiqet të shkatërrojë infrastrukturën e armikut – urën, stacionin hekurudhor, aeroportin,” tha Mosijchuk. Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ai do të merrte pjesë personalisht në rrëzimin e urës, deputeti ukrainas u përgjigj se ai me siguri do ta kishte bërë këtë sikur të ishte ministër i mbrojtjes. Ndryshe, pjesa më e madhe e banorëve të Krimesë, 96.77 për qind, ka votuar për bashkimin me Rusinë.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page