top of page
123.jpg

Fushë Kosovë: Ndërron jetë një punëtor ndërtimtarie, bie nga lartësia

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 24, 2018
  • 1 min read

Në Fushë Kosovë sot në orët e hershme të mëngjesit një person ka ndërruar jetë, derisa ishte duke punuar. “Rreth orës 7:30 kemi marrë informacionin se në Fushë Kosovë, nga një objekt ku po kryheshin punime, një person ka rënë nga lartësia”, ka konfirmuar për klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prishtinës, Agron Borovci. “Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet e mjekëve emergjentë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova. “Policia ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore si dhe ka iniciuar një hetim me qëllim te ndriçimit të rrethanave të rastit”./Klan Kosova/ 


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page