top of page
123.jpg

Dogana bllokon qe 3 dite 21 autobote të HIBPetrol

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 25, 2018
  • 1 min read

21 autobote me derivate të naftës janë duke qëndruar që tri ditë në Terminalin e Ferizajt. Por, nuk është vetëm kaq, raporton Gazeta Tribuna. Kjo naftë dyshohet të ishte i destinuar për tregun e Shqipërisë, por nuk përfundoi kështu. Dërguesi është nga Shqipëria, kompania kjo me emrin Tosk Energji. E po të ishte produkt standard do blinin kompanitë më me emer në Shqipëri si Kastrat, Elda, Alpet etj. E blerësi nga Kosova është HIBPetrol. Mirëpo kësaj nafte i’u ndërrua destinimi, dhe përfundoi në Kosovë. E arsyeja e qëndrimit të këtyre autoboteve në Terminalin e Ferizajt, të cilat ani pse nuk janë të pakta në numër, është e çuditshme. Në një përgjigje dhënë Gazetës Tribuna, Zëdhënësi për media në Doganën e Kosovës, Adriatik Stavileci tregon arsyen e vendosjes së këtyre autoboteve në atë vend. “Janë shku për analiza që të shihet nëse janë konform”… ka deklaruar Stavileci për Gazeta Tribuna. Kjo naftë mes tjerash dyshohet të jetë jashtë standardeve të lejuara. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page