top of page
123.jpg

Fadil Vokrri i ftuar në ndeshjen Real Madrid – Liverpool

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 25, 2018
  • 1 min read

Aroma e Ligës së Kampionëve tashmë po hetohet gjithandej nëpër botë. Kjo aromë ka përfshirë edhe Kosovën.

Secili shtet do të ketë përfaqësuesit më të denjë të saj. Kështu që, të shtunën në Stadiumin Olimpik në Kiev do të zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madridit dhe Liverpoolit e në mesin e mysafirëve special të UEFA-s do të jenë edhe figura me rëndësi që kanë lënë gjurmë në botë.

Këtu do të jetë edhe presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, sot legjendë e futbollit dhe diva e muzikës Dua Lipa, që do ta na bëjnë krenar të gjithëve.

Presidenti Vokrri tashmë ka udhëtuar sot drejt Ukrainës. Me këtë rast, presidenti Vokrri do të ketë edhe takime të shumta me homologët e tij, si dhe me drejtuesit e UEFA-s.

Prandaj ky event bëhet edhe më i veçantë dhe kjo finale do të jetë më madhështore për faktin se në tribuna të stadiumit do të kemi një legjendë të futbollit, ndërsa këngëtarja kosovare, Dua Lipa, do të paraqitet në programin artistik para ndeshjes finale me hitet e saj dhe kësisoj do të paraqitet para miliarda njerëzve anë e mbanë globit.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page