top of page
123.jpg

Studimi i amerikanëve: Larja e duarve duhet të zgjasë së paku 15 sekonda

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 25, 2018
  • 1 min read

Hulumtimet kanë treguar se një numër i vogël personash dinë t’i lajnë duart në mënyrën e duhur.

Në të vërtetë, studiuesit e Universitetit të Michiganit kanë vëzhguar larjen e duarve në një tualet publik. 

Nga pothuajse katër mijë njerëzit, të cilët janë përfshirë në këtë studim, vetëm 5 për qind i kanë larë duart në mënyrë të drejtë.

Kjo do të thotë se i kanë bërë mjaftueshëm duart me sapun, pastaj i kanë fërkuar duart dhe kyçet për t’i eliminuar bakteret. Madje 10 për qind, nga të cilët shumica meshkuj, nuk i kanë larë duart pas përdorimit të tualetit, ndërsa 30 për qind e atyre vetëm i kanë kaluar duart nëpër ujë.

Numri më i madh është i atyre të cilët i kanë larë duart me sapun dhe ujë, mirëpo më pak se 15 sekonda.Megjithatë, duhet pasur parasysh që për eliminimin e baktereve nga duart nuk janë të nevojshëm vetëm sapunët antibakterialë. 

Sepse substanca triklosan, e cila është përbërës kryesor antiseptik i sapunëve antibakterialë, shkatërron florën e zorrëve.Kjo është posaçërisht e rëndësishme për ata të cilët tashmë kanë rrezikuar shëndetin.

Prandaj mosbalancimi i mikroorgranizmave të vendosur në mënyrë të natyrshme në traktin gastrointestinal përkeqëson gjendjen e sëmundjes primare, posaçërisht te personat me diabet, pacientët me sëmundje kardiovaskulare dhe te ata të cilët vuajnë nga artriti. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page