top of page
123.jpg

Marcelo shpreson në fitoren e Realit, premton spektakël për tifozët e futbollit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 26, 2018
  • 1 min read

Marcelo u ka premtuar tifozëve të futbollit spektakël në finalen mes Real Madrid dhe Liverpool.Real Madrid dhe Liverpool do të takohen në finalen që luhet nesër në Kiev.

Mbrojtësi brazilian është paraqitur në konferencën e fundit për shtyp para kësaj ndeshje.

“Të dy skuadrat pëlqejnë të sulmojnë. Varet se si fillon loja, ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë, jemi gati për finalen, por është finale dhe mund të ndodhë gjithçka. Duhet të presim për të parë se si do të fillojë ndeshje, por mendoj se do të jetë një spektakël për të gjithë të dashuruarit pas futbollit”, ka deklaruar Marcelo.

“Gjërat ndryshojnë gjatë viteve, por jo dëshira për të fituar. Madrid gjithmonë dëshiron të fitojë, ne duam të fitojmë gjithçka”.

“Liverpool janë një ekip i madh dhe kanë pasur një sezon të madh. Ne nuk mund të mendojnë vetëm për një apo dy lojtarë të tyre. Ata janë një skuadër, dhe skuadra fiton ndeshje. Do të jetë e vështirë, pasi ata gjithmonë luajnë në këtë nivel”.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page