top of page
123.jpg

Mësohet përgjigjja që Papa i dha Haradinajt për njohjen e Kosovës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 26, 2018
  • 1 min read

Kryeministri Ramush Haradinaj ia ka kërkuar njohjen e Kosovës Papa Françeskut, por nuk ka marrë një përgjigje pozitive nga ai. Papa vetëm i ka thënë se do të lutet për Kosovën. Haradinaj e ka bërë të ditur këtë në një konferencë shtypi që e ka organizuar të premten në Prishtinë, e në të cilën ka folur për vizitën zyrtare që e ka pasur në Vatikan, kryeqendrën e komunitetit katolik, shkruan sot Koha Ditore. “E kisha përgatitur me kohë një dhuratë për të, një dhuratë shumë të çmuar, një letër-kërkesë për njohje, me një mbulesë të logos së dhjetëvjetorit të Pavarësisë. Pata mundësinë që përpos ta falënderoj për kujdesin, për respektin që bënë për Kosovën, me ia shprehë edhe këtë kërkesë të popullit të Kosovës, duke i thënë se populli i Kosovës e ka shpresën tek ju, i ka sytë kah ju dhe pret prej juve”, ka thënë kreu i Qeverisë. “Ai ishte vërtet i hapur. Pasi që mori kërkesën u kthye dhe m’i tha këto fjalë: ‘E kam në zemër popullin e Kosovës, e ndiej. Do të lutem për ju, do të lutem personalisht për ju dhe për vendin tuaj’. Ai ka shumë shpresë se Kosova dhe populli i saj do ta gjejë vendin e vet në vendin e popujve të lirë dhe në paqe”, ka shtuar ai. Kryeministri Haradinaj ka thënë se biseda kryesisht kishte qëllimin që lidhet me kërkesën, përkatësisht marrjen e njohjes.


Kommentare


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page