top of page
123.jpg

VDES 32 VJEÇARJA NË AKSIDENT NË RRETH-RROTULLIM

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 26, 2018
  • 1 min read

Si pasojë e një vetëaksidenti në rrugën nacionale Prishtinë- Mitrovicë, në rrethrrotullimin afër fshatit Mazgit, një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar.

Komandanti i trafikut rajonal në Prishtinë Milaim Fejzullahu tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:30.

“Një 32 vjeçare ka humbur jetën në aksident dhe tre të tjerë janë lënduar dhe janë duke u trajtuar në QKUK”, tha Fejzullahu për kallxo.com

Ai tha se sipas informacioneve të para të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.Fejzullahu tha se deri tek aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë në rrethrrotullim.Për rastin është njoftuar edhe prokurori.


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page