top of page
123.jpg

176 gjoba në mungesë të ulëseve për fëmijë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 28, 2018
  • 1 min read

Aksidentet mbesin një nga vendet ku shumë qytetarë të Kosovës humbin jetën.

Por me ligjin e ri për komunikacion, vozitësit duhet të kenë në automjete edhe karriget për fëmijë.

Madje nga janari e deri në prill, për mungesë të karrigeve për fëmijë në automjete, janë shqiptuar 176 gjoba. Prej janarit të këtij viti, kur dhe nisi zbatimi i ligjit të ri të trafikun rrugor për kundravajtje, është rritur ndjeshëm vetëdijesimi për pajisjen me ulëse përkatëse për fëmijë në automjete.

Këtë e thonë zyrtarë policorë, por dhe pronarë të dyqaneve që shesin produkte të tilla. Shitja e këtyre karrigeve është dyfishuar në disa nga dyqanet e kryeqytetit.

Në bazë të ligjit për rregullat e trafikut rrugor, fëmijët nën moshën 12 vjeçare duhet të jenë të siguruar me ulëse të sigurisë për fëmijë.

Në rast se shoferi i mjetit nuk ka ulëse të sigurisë për fëmijë, dënohet për kundërvajtje me gjobë 100 deri 300 euro.

Nga janari deri në prill të këtij viti janë shqiptuar gjithsej 118743 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, për mosvendosje të rripit të sigurisë janë shqiptuar 15897 gjoba, ndërsa për ulëse të sigurisë për fëmijë janë shqiptuar 176 gjoba nga të cilat 32 gjoba ka shqiptuar policia e rajonit të Prishtinës.

Sipas policisë, mungesa e karriges speciale për fëmijë dhe mosvendosja e rripit të sigurisë, mund të jetë fatale për ta./rtk/


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page