top of page
123.jpg

4 ushqime perfekte për shëndetin seksual femëror

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 28, 2018
  • 1 min read

Nëse doni të keni një shëndet të mirë seksual, duhet të konsumoni disa ushqime të caktuara.

Jo vetëm që do të keni një jetë më të kënaqshme seksuale, por në të njëjtën kohë do të gëzoni shëndet më të mirë dhe do të jeni në formë të admirueshme fizike.

Peshk për dhimbjet menstruale Dhimbjet menstruale mund të bëjnë që të ndiheni pa fuqi. Përfshirja e peshkut në dietën tuaj, të paktën gjatë ciklit, është një mënyrë e mirë për të përballuar dhimbjen. Acidet yndyrore omega-3 të peshkut kanë përbërës antiinflamatorë që zbusin dhimbjet.

Avokado për thatësinë vaginale

Thatësia është një nga shkaqet kryesore të kruarjes. Mungesa e estrogjenit, që është përgjegjës për mbajtjen e indeve elastike dhe të lubrifikuara mirë, shkakton thatësinë vaginale. Avokadot janë plot vitamina E, që ndihmojnë në lubrifikim dhe parandalojnë thatësinë vaginale.

Çaj jeshil për të luftuar infeksionet e rrugëve urinare

Çaji jeshil është shumë i mirë për të luftuar infeksionet e rrugëve urinare. Katekinat në këtë çaj ndihmojnë në vrasjen e baktereve që shkaktojnë infeksionet. Duke qenë se nuk përmban sheqer, nuk keni pse shqetësoheni se shtoni në peshë.

Çokollatë e zezë për seks më të mirë

Çokollata e zezë është plot antioksidantë dhe ndihmon në çlirimin e kimikateve të ndjesisë së mirë që quhen dopaminë. Të hash çdo ditë çokollatë të zezë ka një efekt të madh në dëshirën seksuale dhe përmirëson jetën në shtrat.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page