top of page
123.jpg

Lojtarët dhe tifozët e Realit bëhet bashkë për të kënduar ‘Cristiano qëndro’

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 28, 2018
  • 1 min read

I mbështjellë me një flamur të Portugalisë në skemën e përgatitur për festë në ‘Santiago Bernabeu’, Cristiano Ronaldo ofroi krejt tjetër fytyrë nga disa e djeshme.

I lumtur, shakaxhi dhe miqësor, është përshkrimi më i mirë që mund t’i bëhet Ronaldos, pak orë pas asaj deklarate rreth të ardhmes së tij.

Real Madrid pas rikthimit Madrid, ka bërë disa organizime për të festuar titullin e 13-të të Ligës së Kampionëve.

Ceremonia qendrore është organizuar në ‘Santiago Bernabeu’ në orët e mbrëmjes, ku të pranishëm ishin 80 mijë tifozë që së bashku me lojtarët festonin suksesin e radhës në Evropë.

Mjaftoi marrja e fjalës për Ronaldon, për të elektrizuar tifozët dhe lojtarët.

“Unë jam krenar që kam luajtur në skuadrën më të madhe në botë, jam shumë i lumtur, jam i tillë, me këta lojtarë është e pamundur të mos fitojmë”, ka deklaruar Ronaldo.

Pas kësaj deklarate, është parë një unanimitet në Bernabeu, ku tifozët dhe lojtarët e Real Madridit së bashku kanë kënduar:”Cristiano qëndro, Cristiano qëndo”.

Vërtetë emocionuese. Mbetet të shihet në Ronaldo do të vazhdojë të mbetet pjesë e Real Madridit në sezonin tjetër.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page