top of page
123.jpg

“Do dobësoheni brenda ditës”, si mashtrohen gratë shqiptare me produktet magjike!

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 28, 2018
  • 1 min read

Tendenca për të pasur një trup me forma perfekte nuk përbën më një trend të momentit. Rrjetet sociale, Instagrami apo shfaqjet në pasarela nxisin gjithnjë e më tepër dëshirën për të pasur disa kilogram më pak. Për këtë arsye, duke iu adresuar gjithnjë femrave, ekzistojnë dhjetra uebsite të cilat reklamojnë produkte dobësimi, çajra apo sprey të cilat ndihmojnë arritjen e një rezultati të dëshirueshëm në pak kohë. Por çfarë thonë dietologët për këtë mënyrë të shpejtë dobësimi? Pavarësisht dëshirës për të ngjasuar me modelet perfekte, adresimi i gabuar mund të jetë shpesh edhe fatal. Klan Plus ka denoncuar disa faqe online të cilat tregtojnë ilaçe të tilla me origjinë bimore, që promovohen me efekte çudibërëse. Edhe pse nuk kanë autorizim të shiten në Shqipëri, klientët të cilët bien pre e mashtrimeve janë të shumtë. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page