top of page
123.jpg

64-VJEÇARI NGA PEJA U ZHDUK PARA NJË JAVE POR ENDE NUK ËSHTË GJETUR

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 29, 2018
  • 1 min read

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kërkuar nga institucionet e sigurisë që të shtojnë masat e kërkimit për Idriz Muriqin nga Vitomirica e Pejës, i cili është shpallur i zhdukur nga familjarët e tij ditë më parë dhe nuk dihet për fatin e tij që nga dita e martë e javës së kaluar kur kishte dalë nga shtëpia.

“Kryeparlamentari Kadri Veseli ka kërkuar nga organet e sigurisë që të trajtojnë me prioritet kërkimet për gjetjen e Idriz Muriqit, i cili sipas familjarëve qe disa ditë konsiderohet i zhdukur. Besojmë në punën e institucioneve të sigurisë dhe shpresojmë në gjetjen e tij sa më parë”, thuhet nga kabineti i kryetarit të Kuvendit.

Familjarët kanë treguar se 64-vjeçari, Idriz Muriqi rreth orës 8 të mëngjesit ishte larguar nga shtëpia, duke i thënë bashkëshortes së tij, se po dilte dhe se do të kthehej.

Familjarët e të zhdukurit Idriz Muriqi kërkojnë që çdokush që e sheh personin në fjalë t’i lajmëroj në numrin e telefonit 049 228 993, ose tek organet kompetente. Sipas familjarëve, në ditën e zhdukjes, Muriqi ka pasur të veshura tuta(trenerka) sportive.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page