top of page
123.jpg

Diplomon në moshën 89-vjeçare, zotohet t’i vazhdojë studimet master

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 29, 2018
  • 1 min read

Ella Washington, 89-vjeçe, nga SHBA-të, ka diplomuar në universitetin Liberty të Virginia, por ajo thotë se nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq, pasi dëshiron të vazhdoj studimet dhe të regjistroj edhe magjistraturën.

Siç raportojnë mediat amerikane, ajo ishte e martuar shumë e re dhe kishte krijuar familje.

Dhe për shkak të angazhimeve të shumta nuk kishte mund të vazhdojë shkollimin, dhe prej atij momenti i kishte mbetur “pikë në zemër”.

Për shumë vite ka punuar si pjesëtare e sigurimit në Pentagon, dhe më pas është shkolluar dhe është bërë infermiere në domin e pleqve, ku kishte punuar deri para 6 viteve.

View image on TwitterView image on Twitter“Asokohe nuk ka pasur shumë mundësi punësimi për afro-amerikanët, por ajo kurrë nuk u dorëzua dhe punoi punë të ndryshme që të na e sigurojë kafshatën e gojës”, ka deklaruar bija e saj Elle Mitchelle.

Ajo ka shtuar se si nëna i kishte mësuar të lexojnë, shkruajnë dhe llogarisin ende pa u regjistruar në shkollë.

Ella fitoi diplomën për infermiere në vitin 1978, kur ishte 49-vjeçare, ndërsa gjashtë vite më parë e bija mezi arriti ta bind që të regjistrohet në fakultet dhe të përfundojë studimet online në universitetin Liberty.

“E dua historinë, është lënda ime e preferuar. Secili person do të duhej të dinte historinë e tij dhe të mësoj shumë për të”, ka deklaruar Washington. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page